Skip to content

“Në rrezik kredibiliteti i rezultatit të zgjedhjeve”

June 14, 2013

“Në rrezik kredibiliteti i rezultatit të zgjedhjeve”

Luca Volonté, kryesuesi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës sheh rrezik real për kredibilitetin e rezultatit të zgjedhjeve. 

Ai tha per “Deutsche Welle” se legjislacionit zgjedhor i nevojitet amendim lidhur me lirinë e medias. Në intervisten e tij, Volonté sqaron se rreziku ka të bëjë me kredibilitetin e procesit zgjedhor dhe besimin e publikut tek rezultati i votimit.

Vendimi i disa partive për të dhënë dorëheqjen nga KQZ është një rrezik real, objektiv për funksionimin e KQZ, thote zyrtari i larte. Ndërkohë Kodi Elektoral, ligji zgjedhor ka dispozita që e lejojnë KQZ të marrë  vendime edhe me 4 anëtarë, por jo vendime që kërkojnë një shumicë të cilësuar.
Prandaj, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë një apel të fortë drejtuesve politikë të Shqipërisë, që ta zgjidhin krizën në KQZ, pasi ajo rrezikon kredibilitetin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Ne kemi bërë apel që të gjendet një zgjidhje për funksionimin e plotë të KQZ, vazhdon Volonté. Vendimin për t’i dhënë fund kësaj situate, kur nga 23 qershori kanë mbetur pak ditë, duhet ta marrin drejtuesit politikë dhe kjo duhet të bëhet në emër të së ardhmes së Shqipërisë, ky është apeli ynë, kjo është ftesa jonë.

I pyetur cilat jane standartet e Këshillit të Evropës që duhen te plotësojnë këto zgjedhje, ai tha se ne radhë të parë njerëzit duhet të votojnë lirisht për kë dëshirojnë, pa asnjë detyrim, pa asnjë presion, numërim i votave duhet të jetë transparent dhe realist, palët duhet të pranojnë rezultatin, kjo është çështje kyç.

Ne fund te intervistes, Volonté shton se kodi elektoral ka dispozita për të transmetuar kaseta te gatshme, dhe se ai duhet amenduar në Parlamentin e ardhshëm me qellim respektimin e lirise se medias.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: