Skip to content

Berisha në Tropojë: Socialistët të bashkohen me ne

June 15, 2013

Berisha në Tropojë: Socialistët të bashkohen me neKryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral në vendin e tij të lindjes, Tropojë, ku prezantoi kandidatët për deputetë të PD në këtë zonë. 

Shefi i Qeverisë në fjalën e tij u kërkoi të gjithë socialistëve të Tropojës dhe të të gjithë Shqipërisë, që të bashkohen me projektin e PD-së që ofron rritje punësimi, ndërtim të infrastrukturës moderne, zhvillim të jetës së qytetarëve.

“Ne kemi dyfishuar pensionet, kemi rritur rrogat e arsimtarëve dhe infermierëve, kemi rritur mirëqënien e njerëzve. Alternativa jonë është alternativa e punësimit, e zhvillimit ndërsa alternativa tjetër është ajo e zisë, e poshtërimit të gjithçkaje që ju keni  realizuar”, tha Berisha.
Ashtu sikurse edhe një ditë më parë Berisha tha se votuesit duhet të zgjedhin midis dy modeleve, atë të Berishës, si njeri që i beson familjes, punës së ndershme dhe modelit, që sipas Kryeministrit, ofron Rama që është njeriu që shkelmon çdo interes të votuesve, përcmon deri në urrejtje kundërshtarët dhe përmend hekurat e burgut.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: