Skip to content

Gjeneralët, padi presidentit

June 15, 2013

Tre gjeneralët e liruar nga presidenti i Republikës kërkojnë të rikthehen në detyrë. Nëpërmjet tre padive civile, secili prej tyre i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke i kërkuar gjyqësorit që të pezullojë dekretin e presidentit Bujar Nishani të datës 21 maj, si dhe të pezullojë urdhërin e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami për lirim nga detyra. 

Në të treja paditë argumentohet se gjyqësori duhet të urdhërojë rikthimin në Forcat e Armatosura, pasi sipas gjeneralëve dekreti i presidentit është i pambështetur në ligj dhe urdhëri i ministrit Imami është jashtë proçedurave ushtarake.

Mësohet se padia e ish-zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm, Sandër Lleshi do të gjykohet nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa, ndërkohë që gjyqtarja Enkelejda Metaliaj do të gjykojë kërkesë-padinë e gjeneralit Dhori Spirollari, ish-komandant i Forcave Ajrore dhe gjyqtarja Fahrie Budo çështjen e gjeneralit tjetër Abaz Lleshi, ish-komandant i mbështetjes rajonale.

Pas dekretit të presidentit tre gjeneralët reaguan duke lëshuar akuza të forta ndaj kreut të shtetit dhe ministrit të Mbrojtjes, me argumentat se shkarkimi i tyre ishte i paligjshëm, në një kohë që denoncuan se në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe me dhjetra ushtarakë të tjerë profesionistë.

Advertisements

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: