Skip to content

Greqi, aleatët i thonë “jo” propozimit të Samaras për ERT

June 15, 2013

Greqi, aleatët i thonë “jo” propozimit të Samaras për ERTNë kushtet e presionit për mbylljen e radio-televizionit publik, kryeministri grek Antonis Samaras bën një propozim të ri, që gjithësesi nuk është pranuar nga aleatët e tij politikë.

Samaras propozon rihapjen e ERT nëpërmjet punësimit të një numri të vogël punonjësish, që menjëherë të fillojë transmetimin e informacionit, teksa pritet që projektligji i ri për funksionimin e ERT, të miratohet nga Parlamenti.

Por ky propozim u refuzua në thelb nga PASOK dhe DIMAR. “PASOK ka deklaruar publikisht me qartësi absolute pozicionin e vet. Propozimi i Samaras nuk korrespondon me atë që kemi kërkuar”, thuhet në një deklaratë të soacialistëve grekë.

Njëjtën gjatësi vale është dhe përgjigjja e “Të Majtës Demokratike”, DIMAR, sipas së cilës “asgjë nuk ka ndryshuar për ne pas propozimit të Samaras”.

Antonis Samaras vazhdon të mbrojë vendimin e tij duke thënë se “Reformat do të shkojnë përpara me një vrull të ri dhe se nuk mund të bëjmë kompromis me anë të shantazhit”. “Nuk mund të bësh omëletë pa thyer vezët”, deklaroi kryeministri.

Ndërkaq të hënën pritet të zhvillohet takimi vendimtar tre palësh mes Samaras dhe aleatëve të tij në qeveri, Venizelos e Kuvelis, për cështjen e radio-televizionit publik.

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: