Skip to content

Infermierja me shami, AP: Masë disiplinore për mjeken që refuzoi të punonte me të

June 15, 2013

Infermierja me shami, AP: Masë disiplinore për mjeken që refuzoi të punonte me tëTIRANE – Institucioni i Avokatit të Popullit i rekomandon Ministrit të Shëndetësisë, të marrë masë disiplinore ndaj mjekes së spitalit të Burrelit, Fatmira Gjoka, për shkak të diskriminimit që kjo e fundit i ka bërë infermieres me shami Irma Haka.

Avokati i Popullit nisi një hetim administrativ, pas lajmit të botuar në “Gazetën Shqiptare”, lidhur me një incident të ndodhur ndërmjet mjekes endokrinologe Fatmira Gjoka, e cila ka refuzuar të punojë me infermieren Irma Haka, e cila është besimtare myslimane dhe mban shami.

Avokati i Popullit bëri të ditur se “ekspertët e këtij institucioni morën kontakte me drejtorin e spitalit si edhe me vetë znj.Irma Haka, të cilët pohuan se e kanë zgjidhur çështjen mes tyre. Konkretisht drejtori e ka falur mjeken dhe kushëririn e saj për konfrontimin fizik, ndërsa edhe vetë Irma Haka vazhdon punën e saj në spital por jo pranë mjekes Fatmira Gjoka, pasi ajo ka marrë lejen e zakonshme. Institucioni ynë tashmë është investuar lidhur me faktin se një punonjëse e administratës shtetërore, mjeke dhe intelektuale i është drejtuar një besimtareje duke thënë: “Ti je e mbuluar me shami, ky është institucion laik e jo fetar, dhe shteti është laik, ndaj shko e puno në ato institucione ku të lejohet të mbash shami.”

Duke e cilësuar sjelljen e mjekes si një shkelje të rëndë të etikës, Avokati i Popullit rekomandon: “Marrjen e masës disiplinore ndaj mjekes endokrinologe , të spitalit Burrel zj. Fatmira Gjoka. Angazhimin dhe ndërgjegjësimin e të gjitha strukturave shëndetësore, për mospërsëritjen e rasteve të diskriminimit jo vetëm ndërmjet personelit mjekësor, por edhe ndaj pacientëve që këto struktura trajtojnë.”

“Në përputhje me nenin 22 të Ligjit Nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, ku thuhet shprehimisht se; “Organet të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar një rekomandim, duhet ta shqyrtojnë rekomandimin dhe të kthejnë përgjigje brenda 30 ditësh nga data e dërgimit të rekomandimit” lutemi ta shqyrtoni dhe të na vini në dijeni për qëndrimin tuaj ndaj këtij rekomandimi.”- përfundon kërkesa e AP-së.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: