Skip to content

Itali, shqiptarja shpëton nga vdekja

June 15, 2013
I-19 Southbound South of Tucson, Arizona

I-19 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Napolit, ku mbrëmjen e së enjtes një vajzë shqiptare u gjet gati pa jetë në hyrjen e një pallati. 

Banorët lajmëruan policinë kur dëgjuan rënkime dhe panë lëvizje brenda një qeseje të madhe që zakonisht përdoret për mbeturinat.

Një banor gjeti brenda saj 24-vjeçaren Xhiulia Toska, e cila ishte e plagosur shumë rëndë në kokë dhe në kraharor. Ajo ishte e lidhur dhe me fytyrën të dëmtuar rëndë nga dhuna.

Hetuesit bëjnë të ditur se ajo është dhunuar rëndë në dhomën e gjumit dhe është nxjerrë zvarrë në hyrjen e pallatit brenda qeses plastike, duke menduar se ishte pa jetë dhe në pritje të një automijeti për ta hedhur diku trupin.

Aktualisht vajza ndodhet e shtruar në reanimacion pasi është operuar urgjentisht dhe është në gjendje kome farmakologjike. Në afërsi të Napolit është ndaluar një 28-vjeçar vendas me mbiemrin D’Esposito, që sipas hetuesve ka lidhje me ngjarjen.

Nuk po lihet pa u ndjekur asnjë pistë, por mendohet se dhunimi ka lidhje me arsye sentimentale. Policia nuk përjashton mundësinë që i riu të ketë vepruar i vetëm, megjithatë tani për tani ai nuk është formalisht i akuzuar, por vazhdon marrja e tij në pyetje.

Ndërkohë, po kërkohet një shtetas shqiptar që jetonte me viktimën, e cila banonte vetëm prej njëzet ditësh në pallatin ku u gjet në agoni.

Advertisements

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: