Skip to content

Kroaci, babai vret të bijën nga dhembshuria

June 15, 2013

Kroaci, babai vret të bijën nga dhembshuriaNjë gjykatë në Kroaci dënoi një 57-vjeçar me dy vjet heqje lirie, pasi ai vrau të bijën, për ta shpëtuar nga vuajtjet e komës pa mundësi rikthimi në jetë. 

23-vjeçarja, Marianne Greguriç, pas një aksidenti kishte përfunduar në koma, në një gjendje vegjetative.

Ajo jetonte në kushte spitalore, pa mundësi rikuperimi, pasi pas aksidentit kishte kaluar disa minuta pa oksigjen në tru, e si rrjedhojë kishte humbur përfundimisht funksionet konjitive dhe shumicën e funksioneve të tjera mendore.

Megjithatë, për shkak të ligjit kroat, i njëjtë me atë shqiptar dhe të shumicës së vendeve europiane, që e konsideron të jashtëligjshme vetvrasjen e asistuar, njohur gjerësisht si eutanazi, e reja mbahej në jetë falë pajisjeve mjekësore.

Duke dashur t’i jepte fund vuajtjeve të së bijës dhe gjendjes së saj të pashpresë, babai 57-vjeçar, Josu Greguriç vendosi të ndërhynte, duke injektuar në serum një tretësirë fatale mbidoze barnash.

Babai vrasës, pas arrestimit në tetor 2012, ngjalli një simpati kombëtare, për shkak të historisë së tij të dhimbshme.

Në gjykatën e qytetit të Sisakut, ku ndodhi fatkeqësia, gjykatësja e çështjes argumentoi se “ndonëse vrasja për mëshirë nuk njihet në terma ligjorë, rrethanat lehtësuese ekzistojnë dhe dëmi që i është bërë shoqërisë është minimal”.

Ky vlerësim merr parasysh këndvështrimin se 23-vjeçarja ishte tashmë e vdekur, duke e gjykuar në prizmin e pamundësisë së rikuperimit të saj.

Për këtë arsye, gjykata dënoi 57-vjeçarin me minimumin e mundshëm të njohur nga ligji për këtë vepër penale, me dy vite burgim.

Greguriç kishte lënë veten në dorë të mëshirës së drejtësisë më parë, duke pranuar krimin dhe mos nxjerrë asnjë pretendim për mënyrën apo kohëzgjatjen e dënimit të tij.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: