Skip to content

Misioni i Kosovës në Serbi

June 15, 2013

Të hënën, ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punë në kryeqytetin serb Beograd. 

Në këtë ditë, Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë zyrtarët ndërlidhës që do të vendosen në zyrat e tyre në kuadër të Bashkimit Europian.

Në një intervistë për Top Channel, z. Peci thotë se si do të bëhet hapja zyrtare e misionit të Kosovës në Beograd: “Më 17 qershor, në ora 12:00 formalisht do të bëhet hapja e misionit të Kosovës në Beograd dhe të njëjtën ditë do të vendoset edhe zyrtari ndërlidhës i Republikës së Serbisë në Prishtinë. Do të jem në Beograd në ora 12”.

Kjo është një detyrë me shumë sfida thotë z. Peci kur pyetet se çfarë do të thotë për të angazhimi në një shtet prej të cilit Kosova është pavarësuar, por që nuk njeh pavarësinë e Kosovës: “E ndjej që më është dhënë një detyrë që të jem përfaqësues i vendit tim në një vend i cili ka ushtruar agresion dhe ka bërë tentim të gjenocidit ndaj popullatës së vendit tonë dhe kjo padyshim është detyrë e shumë e rëndë, është detyrë me shumë sfida, mirëpo në anën tjetër ndjehem edhe i privilegjuar që do të jem përfaqësuesi i parë i Kosovës pikërisht në vendin i cili ka tentuar të shkatërrojë vendin tim”.

Sipas tij, detyrat që do të kryejë janë të njëjta me ato të çdo shefi të misionit diplomatik, si dhe do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Si rrjedhojë e marrëveshjes së arritur më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në po të njëjtën ditë edhe zyrtari serb, Dejan Pavicevic, do të vijë në kryeqytetin e Kosovës për të filluar punën e re.

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: