Skip to content

Rama: Berisha, premtime boshe për legalizimet

June 15, 2013

Rama: Berisha, premtime boshe për legalizimetKryetari i Partisë Socialiste, në bashkëbisedim me banorët e Tiranës në Pallatin e Kongreseve, deklaroi se procesi i legalizimit është kthyer vetëm në një çështje fushate me qëllim marrjen e votës në zgjedhje dhe më pas braktisjen e qytetarëve. 

“Legalizimet përdoren për fushatë, vetëm për ndasi dhe vetëm për të ujitur me lumenjte e mllefit dhe te baltës pemën e përçarjes, për të ndërsyer njerëzit, që mezi presin të legalizojnë shtëpitë, ndaj opozitës, ndaj socialistëve duke përdorur të gjithë ato ligje të së shkuarës, per t’ju marrë votën dhe për t’ju lënë pas dore për katër vjet”, tha Rama.

Sipas Ramës, legalizimet, për Partinë Socialiste janë një proces i vënies në aktivitet i shtëpive ende të  palegalizuara si kapital për njerëzit që i kanë ndërtuar me kursimet e viteve të tëra pune dhe sakrifice.
“Ne duam që me këtë proces të përmirësojmë jetën tuaj dhe jo thjesht që të heqim nga tavani juaj hijen e policisë ndërtimore. Edhe Enver Hoxha po të ringjallet nuk i prish dot këto shtëpi”, tha Rama.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: