Skip to content

Rama: Nëse kam thënë “shpellarë” largohem nga politika e nga Shqipëria

June 15, 2013

Rama: Nëse kam thënë “shpellarë”  largohem nga politika e nga ShqipëriaTIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, zhvilloi sot në “Pallatin e Kongreseve” aktivitetin “Tirana e të gjithëve”, me banorë nga të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit. Lideri i socialistëve i cilësoi gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Berisha, se ai i ka quajtur “shpellarë” të ardhurit nga veriu i Shqipërisë. Rama mohoi të ketë përdorur një term të tillë, madje tha se nëse kryeministri e vërteton këtë akuzë do të largohet nga politika dhe nga Shqipëria.

“Saliu gënjen për shprehjen shpellarë. Largohem nga Shqipëria dhe ju kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve dhe ju zotohem se nuk kthehem në Shqipëri. Nëse kjo provë nuk ekziston, më lind e drejta t’ju them se të gjithë tropojanëve dhe të ardhurve nga veriu se ky burrë kërkon t’ju mbajë peng në shpellën e mendësisë së tij, duke shfrytëzuar traditat vlerat dhe besnikërinë tuaj”- u shpreh Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të banorëve të pranishëm në aktivitet, Rama premtoi sërish legalizimin e banesave, duke u zotuar se familjet në lagjet informale nuk do të paguajnë asgjë për legalizimet.

“Familjet nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për legalizimin, nuk është premtim elektoral. Të gjitha shpenzimet e procesit të legalizimit do t’i bëjë shteti. Mos i besoni teorisë së Saliut se do t’ju vëmë nga një zyrë legalizimi në çdo lagje. Kjo është me u vënë nga një hajdut në çdo lagje. Për lagjet informate legalizimi do të jetë falas.”- theksoi Rama.

Gjithashtu, kryesocialisti tha se “procesin e legalizimit, duke e parë si një proces që lidhet me daljen tonë nga kriza ekonomike dhe me zhvillimin e ekonomisë tonë kombëtare, do ta drejtoj vetë personalisht”.

I pyetur në lidhje me ngërçin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili po funksionon vetëm me katër anëtarë, Rama tha: “Lëreni KQZ-në, lëreni të shkuarën dhe shikoni se pas 8 ditësh është stacioni kur Shqipëria takohet me të ardhmen. Që do të thotë, e shkuara vlen si pasqyrë për të parë të ardhmen. Në atë pasqyrë ne mund të shohim lehtësisht rrugëdaljen nga e gjithë problematika. Secili të bëjë detyrën e vet, çdo qytetar, qytetare, çdo votues dhe votuese.”

Ndërsa shtjelloi në hollësi programin qeverisës të socialistëve, Rama i siguroi qytetarët e Tiranës se me votën për PS-në në 23 qershor, do të vendosin qeverinë në krahun e tyre.

“Ne nuk jemi engjëj, as magjistarë. Jemi njerëz si të gjithë ju. Nuk jemi të pagabueshëm, unë vetë nuk jam i pagabueshëm, s’kam asnjë shkop magjik. Ne kemi një virtyt, ne mësojmë nga gabimet e së shkuarës. Me votën për ne, shqiptarët do ta vendosin qeverinë në krahun e tyre”.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: