Skip to content

Shtëpia e Bardhë: Vendimi për Sirinë, i pandryshueshëm

June 15, 2013

Shtëpia e Bardhë: Vendimi për Sirinë, i pandryshueshëmZyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se vendimi i Presidentit Barak Obama për të armatosur kryengritësit sirianë “është finalizuar” dhe nuk do të ndryshojë nga bisedimet e javës së ardhshme me krerët e Grupit të Tetëshes më të industrializuar.

Në kushtet e presionit dhe kritikave ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara po shtojnë ndihmat ushtarake për kryengritësit sirianë pasi u konfirmua se qeveria e Presidentit Asad ka përdorur armët kimike gjatë konfliktit.

Zëvendës këshilltari i Presidentit Obama për sigurinë kombëtare Ben Rhodes tha dje në komentet për shtyp se Shtetet e Bashkuara “kanë prova të një game të gjerë” që lidhen me një numër incidentesh të përdorimit të armëve kimike, përfshirë gazin nervor.

Por Ministria e Jashtme e Sirisë tha dje se akuzat amerikane, të bazuara në analizën e shërbimeve të zbulimit, mbështeten në informata të fabrikuara, dhe i hodhi poshtë deklaratat amerikane si “gënjeshtra”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon shprehu rezerva. Ai tha dje se nuk ka garanci se janë përdorur armët kimike pa zhvilluar hetime në terren. Ai shtoi se shtimi i furnizimeve me armë për dy palët në konflikt nuk do të ishte i dobishëm, pasi zgjidhja ushtarake nuk i shërben zgjidhjes së situatës.

From → SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: