Skip to content

Siria dënon “gënjeshtrat” e SHBA

June 15, 2013

English: Brasilia - The president of the Syria...

Siria i ka hedhur poshtë duke i cilësuar si një “varg gënjeshtrash” deklaratat se ka përdorur armë kimike, pasi Shtetet e Bashkuara deklarauan se do t’u sigurojnë ndihma ushtarake rebelëve. 

Ministria e Jashtme e Sirisë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur “informacione të sajuara” për përdorimin e armëve kimike, me qëllim që të justifikojë veprimin e saj.

“Uashingtoni ka përdorur taktika të ulëta për të justifikuar vendimin e zotit Obama për të furnizuar me armë rebelët”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Ndërkohë, kundër lëvizjes së Shteteve të Bashkuara është shprehur edhe Moska, e cila ka deklaruar se vendimi vjen pas dështimit të mbajtjes së konferencës ndërkombëtare për Sirinë.
Presidenti Obama e mori vendimin pasi administrata e tij arriti në përfundimin se forcat siriane nën regjimin e Bashar al Assad po përdornin armë kimike, sqaroi më herët gjatë ditës një zëdhënës.

Ndërkohë, një lider i rebelëve, Salim Idris, tha për BBC se vendimi i Uashingtonit zyrtar përbën “një hap shumë të rëndësishëm”.

Informacionet e fundit që vijnë nga Siria tregojnë për luftimet më të ashpra që regjistrohen ndër muaj në qytetin më të madh sirian, atë të Alepos.

Një ditë më parë OKB publikoi një raport që sugjeronte se të paktën 93 mijë persona janë vrarë në Siri në dy vjet konflikt të armatosur, me një mesatare prej 5 mijë persona në muaj.

Në raportin në fjalë përmendej gjithashtu numri i lartë i vdekjeve të fëmijëve, sidomos të atyre nën moshën 10 vjeç, që sipas OKB arrin në 1.700 njësi.

From → Bota, SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: