Skip to content

Ushqime në këmbim të votave?

June 15, 2013
English: Logo for Democratic Party of Albania

 Democratic Party

Bazuar në investigimin e emisionit “Fiks Fare”, Saimir Tahiri, kryetar i PS-së për Tiranën njëkohësisht kandidat për deputet ka dërguar në Prokurorinë e rrethit Tiranë një kallëzim penal ndaj Gazmend Dibrës, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve dhe kandidat për deputet për Partine Demokratike. 

Objekti i padisë është  “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, parashikuar ne nenin 328 i Kodit Penal.  Në përmbajtje të kallzimit thuhet se “Referuar filmimeve te bera nga gazetaret e emisionit investigativ “Fiks Fare”, shfaqur per publikun ne date 11.06.2013, rezulton se nga ana e shtetasit Gazmend Dibra por edhe personave te tjere te paindetifikuar nga ana jone ne kete moment, jane kryer veprime te cilat parashikohen nga ana e Kodit Penal dhe konkretisht nga neni 328 i tij si veper penale.Konkretisht nepermjet ketyre filmimeve  – thuhet në vijim të kallzimit, – vihet re ne menyre te qarte fakti se ne nje njesi tregtare ne rrugen “Myslym Shyri”, shperndaheshin pako me ushqime per qytetar/votues ne Tirane, duke ju kerkuar ne kembim te marrjes se pakove edhe votimin per subjektit zgjedhor “Partia Demokratike e Shqiperise”.

Një ditë më parë ka reaguar zoti Dibra kandidat për deputet i PD i cili thotë se “Do t’i drejtohet Prokurorisë pasi Saimir Tahiri është duke i nëpërkëmbur emrin dhe autoritetin. “Jam i detyruar – thotë Dibra, – që unë të kërkoj nga drejtësia zbardhjen e së vërtetës”

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: