Skip to content

Facebook merr kërkesa nga qeveria amerikane

June 16, 2013

Facebook merr kërkesa nga qeveria amerikaneSHBA- Rrjeti social Facebook ka marrë 9 mijë-10 mijë kërkesa për të dhënat e përdoruesve nga entitetet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjysmën e dytë të vitit 2012. Facebook tha se kërkesat, të cilat kishin të bënin me 18 mijë-19 mijë llogari përdoruesish, mbulonin çështje nga krimet lokale deri tek siguria kombëtare. Ndërkohë Microsoft deklaroi se ka marrë 6 mijë deri në 7 mijë kërkesa për të dhëna nga 31 mijë deri 32 mijë llogari përdoruesish. Raporte të një ish tekniku kompjuterash tregojnë se mbikëqyrja elektronike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shumë më e madhe nga çmund të mendohej.

Gjithashtu, javën e kaluar është raportuar se kompanitë e internetit, duke përfshirë këtu Facebook, Google, Yahoo dhe Microsoft i kanë dhënë Agjencisë së Sigurisë ndërkombëtare akses të drejtpërdrejtët tek serverat e tyre me anë të një programi për mbledhjen e të dhënave të quajtur “Prism”. Megjithatë Facebook është shprehur se i ka mbrojtur me fanatizëm të dhënat e përdoruesve të tyre, por nuk ka preferuar të tregojë detaje të mëtejshme.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: