Skip to content

Hapet autostrada Tiranë-Elbasan, Berisha: Endrra e gjeneratave realitet. Pres Blushin në PD

June 16, 2013

Hapet autostrada Tiranë-Elbasan, Berisha: Endrra e gjeneratave realitet. Pres Blushin në PDTIRANË- Inaugurohet përfundimi i punimeve të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve por edhe rretheve si Librazhdi, Korça, Pogradeci, Kolonja etj. Po sot u hap edhe tuneli i Krrabës 2,5 km, një nga segmentet e kësaj autostrade, i cili u përshkua fillimisht nga kryeministri Berisha dhe kryebashkiaku Basha.

Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton së paku 40 minuta kohë.

BERISHA: BASHKUAM 2 QYTETE, REALIZUAM ËNDRRËN E GJENERATAVE
Pasi kaloi në tunelin e Krrabës, kryeministri Berisha iu drejtua simpatizantëve dhe qytetarëve që merrnin pjesë në hapjen e kësaj autostrade, duke thënë se me bashkimin e dy qyteteve me anë të kësaj rruge u realizua ëndrra e shumë gjeneratave.

“Urimet më vëllazërore për këtë ditë që do mbetet në memorien tonë si një ditë e krenarisë sonë individuale dhe kombëtare, sepse ne sot më 16 qershor të vitit 2013 bëjmë të vërtetë, realizojmë një ëndërr tonën dhe jo vetëm të gjeneratës sonë, por të tëra gjeneratave që ëndërronin që një ditë Elbasani, ky qytet i shpirtit dhe zemrës së madhe të shqiptarëve, djepi i dijes dhe shkollimit të bashkohej me Tiranën nëpërmjet një tuneli. Emocionet sot janë të mëdha sa vetë rruga, por njëkohësisht kënaqësia është shumë e madhe, sepse sot më 16 qershor, vendi që vetëm 6 vite më parë kishte rrjetin rrugor më të shkatërruar dhe prapambetur po can malet po ndërton tunele, kryevepra inxhinierike, po krijon realitete të reja gjeografike, ekonomike dhe sociale”, tha Berisha.

Kryeministri shtoi më tej se me hapjen e tunelit është realizuar një kryevepër inxhinierike.

“Sot tuneli dhe autostrada sjellin Elbasanin pranë Tiranës, e bëjnë atë qytetin më të afërt, por Librazhdi, Gramshi dhe Dumreja do jenë në Tiranë për 45 minuta. Pogradeci, Bilishti dhe Kolonja do vijnë në kryeqytet 1 orë më shpejt. Shqipëria inauguron sot segmentin më të rëndësishëm të korridorit të 8. Autostrada është segmenti më i rëndësishëm i korridorit të jugut, që do sjellë Beratin, Tepelenë në një kohë rekord. Tuneli është monument madhështor i një modeli që ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Me tunelin ne bëjmë që tregu i madh i Tiranës dhe Elbasanit të shkrihet në një, që prodhimet e mëdha të qarkut të Elbasanit dhe Korcës të vijnë në Tiranë me kosto më të ulët dhe shpejtësi më të madhe”, tha ai.

BERISHA: PRES BLUSHIN NE SELINE E PD, TUNELIN E HAPEM
Nga foltorja e ngritur përballë tunelit, kryeministri Berisha ftoi kandidatin për deputet të PS-së në Elbasan, Ben Blushin të shkojë në selinë e PD-së për të mbajtur fjalën e tij. Blushi më herët ishte shprehur skeptik për hapjen e tunelit dhe autostradës, duke deklaruar se do të merrte teserën e PD-së nëse kjo vepër realizohej.

“Gjithë këto ditë kam mendur për zotimin e Ben Blushit dhe kam vendosur ta ftoj në selinë e PD, t’i dorëzoj dokumentin e PD vetëm e vetëm për t’i dhënë atij mundësi njëherë në jetë të mbajë fjalën e tij. E pres në seli, kur të dojë, se ne tunelin e ndërtuam”, ironizoi kryeministri.

KOMENTI I BERISHES NE FACEBOOK

Kryeministri Berisha e ka komentuar nga faqja e tij në facebook inaugurimin e autostradës, duke u shprehur se, “Ajo që deri dje dukej e pamundur, të dielën do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do të jenë më afër se kurrë, vetëm 15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Krrabës e bën sot Tiranen dhe Elbasanin një. Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona! Ky është zhvillim”, ka thënë ai.

TE DHENA PER AUTOSTRADEN DHE TUNELIN
Autostrada Tiranë- Elbasan ka filluar në muajin Maj të vitit 2011 me punimet në tunelin e Krrabës.

Autostrada Tiranë – Elbasan është 27 km e gjatë, me 4 korsi, tuneli është 2.5 km i gjatë, me 7 mbikalime, 21 viadukte dhe 4 nenkalime.
Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabës gjatësia 13 km)
Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatësia 2.5 km )
Segmenti III (Tuneli i Krrabës – Elbasan gjatësia 11.5 km)

Pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera të segmenteve rrugore para dhe pas tunelit. Ndërtimi i tunelit përfundoi për 13 muaj. Ky tunel është me dy tuba në zemër të malit me gjatësi mesatare rreth 2.5 km secili.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: