Skip to content

Mesi kalon Maradonën për numrin e golave me Argjentinën

June 16, 2013

Mesi kalon Maradonën për numrin e golave me ArgjentinënNë një miqësore Argjentina ka mundur 4-0 Guatemalën, ku tre nga katër golat, janë shënuar nga Lionel Mesi. Në këtë mënyrë, Pleshti ka kaluar edhe Diego Armando Maradonën si golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e kombëtares argjentinase.

Me këtë tregolësh, Mesi është barazuar me Hernan Krespon, pavarësisht se është akoma larg mbretit të golit në Argjentinë, Gabriel Batistutës, që ka shënuar 56 gola me fanellën bardhekaltër. Leo deri tani ka shënuar 35 gola, një më shumë se Maradona dhe të njëjtin numër me Krespo. Pavarësisht dëmtimit që po kalon prej disa javësh, Mesi gjithnjë arrit të jetë në qendër të spektaklit. Pas takimit të dyfishtë për eliminatoret e Botërorit, kundër Kolumbisë dhe Ekuadorit, përballje që e panë Mesin vetëm për një pjesë të vogël në fushë, në takimin e stadiumit ylli i Barcelonës ka luajtur që nga minuta e parë. Megjithatë, në pjesën e dytë Mesi u zëvendësua.

Ndërkohë sonte fillon Kupa e Konfederatave, ku ndeshja e parë do të jetë Brazil-Japoni. Brazili, vendi ku po organizohet Kupa e Konfederatave dhe ku do të organizohet Kupa e Botës, është përfshirë nga protesta dhe nuk po lë shije të mirë. Ka folur edhe Pele, i cili më shumë sesa për Botërorin apo stadiumet, ka thënë që Kristiano Ronaldo e meriton “Topin e Artë” dhe Di Stefano është argjentinasi më i mirë që ka njohur, më i mirë sesa Maradona dhe Mesi.

Advertisements

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: