Skip to content

Nga Maqedonia në mitingun e PD

June 16, 2013
Sali Berisha, Prime Minister of Albania, durin...

Sali Berisha

Në mitingun e Partisë Demokratike në Maqellare, një numër i madh i pjesëmarrësve nuk ishin banorë të zonës. 

Ata nuk vinin as nga zona të tjera përreth, madje nuk ishin as shtetas të Shqipërisë, por banorë të qyteteve dhe fshatrave me popullsi shqiptare në Republiken e Maqedonisë.

Prej mëngjesit të së shtunës, një numër shumë i madh personash kane kaluar pikën e kalimit kufitar të Bllates.

Ata deklarojne vetë se kanë ardhur vetëm për të marrë pjesë në miting.

”Ne do të shkojmë në Maqellarë për mitingun e Berishës, kryeministrit të të gjithë shqiptarëve. Kemi ardhur nga Dibra e Madhe, nga qyteti brenda dhe jemi vetë i gjashtë”, u shpreh një prej simpatizantëve, në kalimin e kufirit për në tokën shqiptare.
Me mjete të ndryshme, por edhe në këmbë, ata kanë përshkruar rrugën prej 7 kilometrash.

”Jemi nga Dibra e Madhe e do të shkojmë në Maqellarë, sepse do të vijë Berisha dhe ne jemi simpatizantë të flaktë të Berishës. Shumë kanë ardhur që nga Gostivari dhe priten shumë njerëz, kush me mikrobus e kush me makinat e tij personale”, dëshmon një tjetër bashkëkombas nga Maqedonia.

Fluksi me i madh ka qene disa ore para mitingut. “Jam nga Dibra e Madhe dhe kaloj kufirin për t’i dhënë përshëndetjen time kryeministrit të Shqipërisë, kryetarit të PD, Sali Berisha. Nuk kemi patur vështirësi për hyrjen, unë kam ardhur si simpatizant për të parë një tubim”, tha një tjetër simpatizant.

Pjesëmarrësit në këtë miting te “importuar” nga vendi fqinj nuk konfirmojne se ka patur organizim, por pohojne se shume te tjere ishin rruges per te marre pjese ne kete miting partiak.

From → Kuriozitete, Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: