Skip to content

Pagesat në Hollivud

June 16, 2013

Pagesat në Hollivud

Ashtu sikurse vera që me kalimin e kohës bëhet më e mirë e më e kushtueshme, duket se edhe aktoret femra mbi 40 vjeç të Hollivudit bëhen më të shtrenjta. Në kuptimin e vërtetë të fjalës. 

Sipas ‘Hollywood Reporter’, aktoret që kanë superuar katër dekadat e para të jetës janë më të paguarat. Një kundratendencë me politikën e përgjithshme rinore gjatë vitit 2012 në zemrën e industrisë kinematografike botërore.

Në krye të listës është 63-vjeçarja Meryl Streep, me një pagesë rreth gjashtë milionë dollarë për film. E kemi parë të interpretojë “Zonjën e hekurt” dhe mesa duket e tillë rezulton edhe vetë ajo. E aftë, e dashur dhe e respektuar për publikun e me fitime marramendëse, duke u rezistuar kohërave dhe bukurosheve të reja të ekranit të madh.

Në vend të dytë, me nivel fitimesh të barabarta, dy protagonistet e “The Help”: 47-vjeçarja Viola Davis dhe 43-vjeçarja Octavia Spencer.

Më pas Robin Wright, 47 vjeç, për publikun shqiptar e njohur fillimisht si Kelly tek seriali Santa Barbara. Sandra Bullock, 48 vite në shpinë dhe ende seksi e sigurisht e super paguar.

Melissa McCarthy, 42, aktorja e ‘Identity Theft’, e cila u bë e famshme pas të dyzetave, një rast i jashtëzakonshëm ky.
Në listën e femrave më të paguara, emra të tjerë të njohur si Halle Berry (46), Gwyneth Paltrow (40), Naomi Watts (44) dhe Julia Roberts (45).

From → Show-biz

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: