Skip to content

Konfederatat, fitojnë Italia e Spanja

June 17, 2013

Konfederatat, fitojnë Italia e SpanjaNis mirë aventura e Italisë dhe Spanjës në Kupën e Konfederatave. Axurrët kanë mposhtur Meksikën në ndeshjen e tyre të parë të grupit A me rezultatin 2-1, ndërsa kampionët në fuqi të Botës kanë mundur Uruguajin po me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë të grupit B. 

Në Maracana’ skuadra e Prandellit iu përgjigj fitores së Brazilit në ditën e parë të kompeticionit ndaj Japonisë (3-0). Në minutën e 27 Pirlo shënoi një gol të shkëlqyer me anë të një goditjeje dënimi, por Meksika barazoi në minutën e 34 me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Hernandez.

Golin e fitores për Italinë e shënoi Mario Balotelli në minutën e 78.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës u luajt edhe takimi Spanjë-Uruguaj. Ekipi i Vicente Del Bosque fitoi 2-1 falë një pjese të parë fantastike ku shënoi dy gola me anë të Pedro dhe Soldado.

Në fund të takimit Luis Suarez shkurtoi diferencën për Uruguajin me anë të një goditjeje dënimi perfekte që nuk i la mundësi reagimi portierit Iker Casillas.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: