Skip to content

Korea e Veriut kërkon bisedime me SHBA-në

June 17, 2013

Korea e Veriut kërkon bisedime me SHBA-në

Korea e Veriut propozoi bisedime të një niveli të lartë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm pak ditë pas anullimit të një takimi me zyrtarë koreanojugorë. 

Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes deklaroi në një komunikatë të publikuar të dielën në Agjenë Shtetërore të Lajmeve “KCNA” se “bisedimet seroze me Uashingtonin janë bërë të domosdoshme për të garantuar sigurinë dhe paqen në rajon”.

Në të shkuarën, në retorikën e tij agresive, Peniani vazhdimisht e ka konsideruar qeverinë koreanojugore si një “kukull” të SHBA-së, duke arsyetuar se për çdo vendim në rajon, përgjegjëse është Shtëpia e Bardhë.

Në të shkuarën, zyrtarë amerikanë dhe koreanoveriorë janë takuar në mënyrë të vazhdueshme për çështjen e armëve bërthamore, por për herë të fundit, të dyja palët janë ulur në tryezën e bisedimeve në vitin 2009.

Përshkallëzimi i tensioneve dhe gjuha e ashpër e vendit komunist nisi në muajin dhjetor të vitit të kaluar kur Peniani testoi me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimi.

Vetë Veriu deklaroi se synonte hedhjen e një sateliti në hapësirë, ndërsa SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe vendet e Europës akuzuan Penianin se po kërkonte të zgjeronte rrezen e raketave që mund të transportonin mbushje bërthamore.

Por, pavarësisht tensioneve dhe kërcënimeve të perëndimit për të tjera sanksione, vendi komunist dy muaj më vonë ndërmerr një test bërthamor, i treti në historinë e vendit.

Testi pasoi reagimin e fortë ndërkombëtar dhe sanksione të OKB-së, që për herë të parë, së fundmi, morën dritën jeshile edhe nga Rusia dhe Kina, kjo e fundit aleate tradicionale e Penianit.

Sanksionet dhe një stërvitje e përbashkët ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut rritën edhe më tej sanksiont. Veriu mbylli kompleksin industrial të Kaesongut, e vetmja pikë lidhjeje mes dy vendeve dhe kërcënoi me zhdukje si SHBA ashtu edhe Jugun.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: