Skip to content

San Antonio, një hap larg titullit

June 17, 2013

San Antonio, një hap larg titullit

Manu Ginobili nuk ishte ndjerë në 4 ndeshjet e para të Finaleve të NBA, por në finalen e pestë basketbollisti argjentinas shënoi 24 pikë e dha 10 asist duke bërë që San Antonio Spurs të fitojë përballjen ndaj Miami Heat me rezultatin 114-104 dhe të kryesojë serinë e Finaleve 3-2. 

Në këtë mënyrë, skuadra teksane do të luajë dy ndeshjet e fundit në parketin e skuadrës së LeBron James duke ditur se i mjafton vetëm një fitore për të rrëmbyer titullin kampion.

Edhe një herë tjetër ishin të rëndësishme trepikëshat e Danny Green (6/10) si dhe loja e Tony Parker (26 pikë) e Tim Duncan (17 pikë).

Nga ana tjetër, LeBron James nuk u paraqit mirë falë markimit të rreptë nga Leonard e Diaw. Ndeshje e mirë nga Dwayne Wade (25 pikë e 10 asist), por që nuk mjaftoi për Heat të cilët tashmë duhet të fitojnë patjetër të dyja ndeshjet e fundit në shtëpi nëse duan unazën e kampionit.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: