Skip to content

Berisha shton premtimet

June 18, 2013

Kryeministri Sali Berisha e nisi pikërisht nga Fieri, rrugëtimin e mitingjeve përmbyllëse elektorale të 23 qershorit. 

Këtë herë, Berisha zgjodhi t’i drejtohej çdo kategorie. E nisi nga më të rinjtë, duke u premtuar taksa 0, për 3 vitet e para të punës; më pas u ndal te punëtorët, të cilëve u premtoi rritje të pagës minimale, për të vijuar me të papunët, ku premtimi për ta ishte rritja e ndihmës ekonomike. E në fund, iu drejtua pensionistëve me zotimin se, në 4 vitet e ardhshme, nuk do të ketë pension nën 150 dollarë.

“Jam sot te ju për tu zotuar para jush në këtë shesh dhe gjithë shqiptarëve, se gjatë mandatit të ardhshëm rroga minimale në Shqipëri do të rritet në 350 dollarë. Ftoj pensionistët e Fierit, pavarësisht nga bindjet e tyre të bashkohen me ne, pasi kudo që jetojnë, në fshat apo qytet, në 4 vitet që vijnë nuk do të ketë pension nën 150 dollarë”, tha Berisha.

Berati ishte ndalesa e radhës, nga ku Berisha rikujtoi edhe një herë se është politikani i premtimeve të mbajtura.

“Unë jam Sali Berisha dhe kam mbajtur premtimet e mia. Kam dyfishuar rrogat e mësuesve, rrogat minimale, pensionet në fshat”, shtoi Berisha.

E fjala e nderit e Berishës dhënë nga ky qytet, ishte ndërtimi i Boshtit të Jugut.

“Fjala ime e nderit se Berati do të ketë boshtin e jugut dhe do jetë një nga qendrat më të rëndësishme të trafikut të vendit”, u shpreh Berisha.

Nga qyteti i Lushnjes, ndalesa e fundit e Berishes per te hene, ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, demokrate, socialist e paparti që më 23 qershor të bashkohen nën numrin 44, për të vijuar rrugën e mirqënies së Shqipërisë.

“Ky është programi ynë, ai i fitores së 23 qershorit. Ndaj dhe u ftoj juve, votoni 44, votoni mirëqenien, zhvillimin”, përfundoi Berisha.

***

Rinia ka qenë një tjetër kategori të cilës shefi i qeverisë shqiptare i ka bërër një seri premtimesh. “Garantojmë të reja dhe të rinj në shkollat e mesme se do hapen degë profesionale, sikundër do hapen shkolla të tjera. Për çdo të ri qeveria do të paguajë kontributet për 3 vjet. Qeveria do të financojë kualifikimin tuaj falas në çdo sipërmarrje që do të shkoni. Qeveria për të gjithë të rinjtë me profesion do garantojë punësim”, ka thënë Berisha.
Një tjetër garanci e kryetarit të PD ka qenë dyfishimi i pagesës për të papunët, si dhe krijimi i 250 mijë vendeve të reja të punës në 4 vitet e ardhshme. Më tej, zoti Berisha iu është drejtuar pensionistëve, të cilëve u ka premtuar rritje të pensioneve dhe mbulimin e një seri zhpenzimesh të tyre.

“Në katër vitet që vijnë nuk do ketë pension nën 150 dollarë. Qeveria do marrë përsipër 100% shpenzimet për ilaçet shëndetësore të pensionistëve, do subvencionojë transportin urban dhe interurban për pensionistët, do miratojë ligjin për statusin e pensionistit dhe do përballojë me buxhetin e saj 90 për qind të të gjitha shpenzimeve të tyre”, ka shtuar Berisha.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: