Skip to content

Bie nga kati i 15-të, mbijeton me vetëm disa fraktura

June 18, 2013

Bie nga kati i 15-të, mbijeton me vetëm disa fraktura

Blloku i apartamenteve, nga kati i 15-te i te cilit ra shtetasi britanik

Një britanik i shpëtoi një rënie nga kati i 15-të i një ndërtese në Zelandën e Re, raportuan të hënën mediat neozelandeze. 

Tim Stilwell ra nga blloku i apartamenteve ku jetonte në Okland, në dukje pasi kishte mbërritur në shtëpi i dehur, rreth orës 02:00.

Megjithatë, në mënyrë pothuajse të pashpjegueshme, përplasja e dhunshme me betonin, në rënien e lirë nga një lartësi prej pothuajse 50 metrash, i kushtoi të riut vetëm disa fraktura.

Ai u dërgua me urgjencë në një spital, ku u vendos në reanimacion, por është deklaruar jashtë rrezikut për jetën dhe pritet që të riaftësohet plotësisht.

Një shembull i mëtejshëm se “jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, ngjarja që i ndodhi 20-vjeçarit shokoi edhe miqtë e tij, me të cilët kishte udhëtuar deri në vendin e largët për pushime.

“Ka pësuar disa plagë të brendshme, ka thyer disa brinjë dhe qafën, por nuk ka asgjë që ta vendosë në rrezik për jetën. Vajta dhe e vizitova në spital, ai duket mirë, jashtëzakonisht mirë duke marrë në konsideratë atë që i ndodhi”, tha një prej mikeshave të tij, me të cilat ndante apartamentin.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: