Skip to content

Britania spiunoi delegatët e G20, në 2009

June 18, 2013

Britania spiunoi delegatët e G20, në 2009Agjencia e Zbulimit elektronik të Britanisë ka monitoruar telefonatat e delegatëve dhe është përpjekur të gjurmojë fjalëkalimet e tyre, gjatë një Samiti ekonomik të mbajtur atje në 2009-n, raportoi “The Guardian”, të dielën. 

Në shënjestër përfshiheshin edhe aleatë të Britanisë, si Turqia dhe Afrika e Jugut, sipas gazetës britanike. “The Guardian” citoi dokumente të dhëna nga Edward Snowden, analisti kompjuterik amerikan, i cili ka bërë publik disa sekrete të komunitetit amerikan të zbulimit.

Raporti i fundit u publikua në prag të një tjetër Samiti ekonomik, të organizuar nga qeveria britanike, ai i G8-s në Irlandën e Veriut. Sipas gazetës, dokumentet tregojnë se sinjalet e Agjencisë britanike të Inteligjencës, GCHQ, përdori “kapacitete novatore të inteligjencës” për të përgjuar telefonatat e bëra nga anëtarë të G20-s, gjatë konferencës së delegatëve të mbajtur në Londër.

Analistët morën përmbledhjet ditore të telefonatave që ishin bërë dhe GCHQ ngriti “Internet Café” për delegatët, me shpresë për të përgjuar emaile-t dhe kapjen e fjalëve kyçe, sipas “The Guardian”. Një slajd (slide) informues shpjegoi se agjencitë e zbulimit kishin aftësi të lexonin email-et e delegatëve “para apo në momentin e dërgimit”, duke siguruar opsione të vazhdueshme për t’i përdorur kundër tyre, edhe pasi konferenca të kishte mbaruar”.

GCHQ është ekuivalenti britanik i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) në SHBA. Sipas “The Guardian”, NSA kishte tentuar të përgjonte ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev, gjatë konferencës, teksa telefonatat e tij kalonin përmes linqeve satelitore drejt Moskës, për të informuar më pas homologët britanik.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: