Skip to content

Fiton “Luftën e Ftohtë”, Obama i merr pishinën Putinit

June 18, 2013

Fiton “Luftën e Ftohtë”, Obama i merr pishinën Putinit

Barack Obama fitoi episodin e dytë të Luftës së Ftohtë, duke arritur një fitore “mbresëlënëse” ndaj kryetarit të Federatës Ruse, Vladimir Putin. 

Ndërsa liderat e superfuqive botërore janë mbledhur në Irlandë për samitin e “G8”-s, në një takim ku Siria do të jetë në qendër të vëmendjes, zyrtarë të administratës amerikane arritën të prenotonin pishinën dhe palestrën e mbyllur të hotelit, të gjithën për zotin Obama.

Ashtu si homologu i tij rus, Presidenti Amerikan ka një regjim të vazhdueshëm stërvitje fizike dhe noti ka një rëndësi thelbësore në këtë program.

Mësohet se Putin ishte gjithashtu i interesuar për të prenotuar këtë pishinë, por në mungesë të saj, tashmë do të jetë i detyruar që të stërvitet pranë një liqeni të ftohtë, në veri të resortit ku po qëndrojnë liderat e shteteve.


Vladimir Putin, Presidenti i Rusise, eshte i njohur si ekspert i arteve marciale dhe gjuetar i zoti

“Të dy dëshironin të prenotonin pishinën dhe palestrën, por amerikanët e kërkuan të parët, ndaj edhe hoteli ia dha atyre, pavarësisht një presioni qesharak të rusëve”, deklaroi një burim për të përditshmen britanike “The Sun”.

E megjithatë, liqeni i ftohtë irlandez, vështirë të jetë një problem për Putin, një ekspert xhudoje dhe gjuetar i zoti, i cili është mësuar të ushtrohet në kushtet e të ftohtit rus, shpesh herë edhe gjysmënudo.

From → Bota, Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: