Skip to content

G8, Obama e Putin: Pro samitit të Gjenevës

June 18, 2013

 

G8, Obama e Putin: Pro samitit të Gjenevës

Presidentët e SHBA-ve dhe Rusisë kanë pranuar, gjatë Samitit të G8-s në Irlandën e Veriut, se ata kanë qëndrime gjerësisht të ndryshme mbi Sirinë, por pranuan të organizojnë një tjetër Samit në Gjenevë. 

Pas bisedimeve kokë më kokë, Barack Obama dhe Vladimir Putin thanë se ndajnë dëshirën e përbashkët për t’i dhënë fund dhunës. Gjithashtu, të dy ata thanë se ishin optimist për Iranin, pas zgjedhjeve presidenciale atje.

Më herët, kombet e G8 diskutuan për ekonominë globale, teksa liderët e botës ranë dakord se perspektivat e botës mbeten të dobëta. Veç Britanisë, SHBA-ve dhe Rusisë, në Samitin e 39-të të G8 (në Lough Erne, County Fermanagh) kanë qenë të pranishme edhe Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.
Putin dhe Obama u takuan së bashku për rreth 2 orë, për të diskutuar për Sirinë gjatë këtij Samiti. Të dy ata u shfaqën të tensionuar, ndërkohë që po u adresoheshin gazetarëve pas takimit, teksa presidenti rus shihte vazhdimisht dyshemenë.

Putin tha: “Pozicionet tona nuk përputhen tërësisht, por ne jemi të bashkuar mbi qëllimin për t’i dhënë fund dhunës, për të ndalur numrin e viktimave në rritje në Siri, për të zgjidhur problemet në mënyrë paqësore, përfshi edhe bisedimet e Gjenevës”.

Obama shtoi se dy liderët kishin udhëzuar ekipet e tyre për të nxitur më tej përpjekjet për organizimin e konferencës së paqes në Zvicër. As rebelët dhe as qeveria siriane nuk janë angazhuar plotësisht për bisedimet e propozuara në Gjenevë, për t’i dhënë fund luftës 2-vjeçare, që ka lënë mbi 93 mijë njerëz të vdekur.

Obama dhe Putin thanë se kanë rënë dakord për t’u takuar në Moskë në shtator. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur gjithashtu, se Obama do t’u komunikojë vendeve të tjera të G8-s, se SHBA-të do të japin 300 milionë dollarë të tjera, si ndihmë për refugjatët brenda dhe jashtë Sirisë.

From → Bota, SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: