Skip to content

Galaxy s4 me nje version edhe me te shpejte

June 18, 2013

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht edhe një version më të shpejtë të pajisjes, e cila do të transmetojë të dhëna gati dy herë më të mëdha se shpejtësia normale, tha kreu i biznesit mobil në Samsung të hënën.

J.K. Shin, njëri nga bashkë-udhëheqësit ekzekutiv të firmës më të madhe në botë të teknologjisë për nga ana e të ardhurave, tha se versioni i shpejtë i Samsung Galaxy S4 do të shitet në Korenë e Jugut që nga fillimit i këtij muaji.

Samsung gjithashtu ka njoftuar se është në bisedime me disa nga operatorët mobil jashtë shtetit për ta marrë telefonin, edhe pse në këtë deklaratë kompania nuk tregoi se për cilët operatorë bëhet fjalë.

“Ne do të jemi të parët që do të lansojmë versionin e avancuar të telefonit të mençur 4G” tha Shin.

S4-shi i ri do të përdorë teknologjinë e avancuar LTE-Advanced 4G, një avancim nga modeli konvencional i njohur si 4G LTE. LTE-Advanced ofron transmetimin e të dhënave deri në dyfishin e shpejtësisë normale të 4G. Telefoni do të mbështetet nga çipat e Qualcomm.

Nëse shkarkimi i një filmi në 4G zgjat 3 minuta me 4G Advanced, përdoruesi do ta marrë atë film për pak më shumë se 1 minutë, tha Samsung.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: