Skip to content

Lewandowski refuzon Anglinë, Gundogan qëndron

June 18, 2013

Lewandowski refuzon Anglinë, Gundogan qëndron

Robert Lewandowski ka refuzuar mundësinë e kalimit tek Manchester United apo Chelsea, duke ritheksuar se i vetmi klub tek i cili dëshiron të kalojë është Bajerni. 

Të paktën kështu raportoi gjatë të hënës e përditshmja britanike “The Sun”.

Sipas gazetës, sulmuesi polak i ka bërë të qartë të dy këtyre klubeve, pas kontaktimit prej tyre, se i ka dhënë fjalën Bajernit dhe se dëshiron të mbetet në Gjermani, ndaj nuk është i gatshëm të dëgjojë oferta.

Megjithatë, situata e tij nuk është e lehtë, me Borusian që e kërcënon ta mbajë edhe një vit, deri në fund të kontratës, edhe pse do ta humbte me parametra zero, nëse nuk do të dëshirojë të transferohet atje ku do ta caktojë klubi.

Në një konflikt të hapur me Dortmundin, e ardhmja e Lewandowskit është më e paqartë se kurrë, ndërsa më parë gjatë qershorit, 24-vjeçari refuzoi edhe një trefishim të pagës në 4,5 milionë euro për sezonin e fundit, thjesht si një shpërblim pa e kushtëzuar rritjen me rinovimin.

Ndërkohë, një tjetër prej yjeve të Borusias, Ilkay Gundogan, në vëmendjen e Arsenalit dhe disa klubeve të tjera europiane, ka konfirmuar se do të qëndrojë edhe një vit në “Signal Iduna Park”, duke shtyrë mundësinë e transferimit për periudhën pas Botërorit.
/ Top Channel

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: