Skip to content

SHBA, mamaja e 3 fëmijëve padit Fox News

June 18, 2013

SHBA, mamaja e 3 fëmijëve padit Fox NewsMamaja e tre fëmijëve, vetëvrasja e babait të të cilëve u transmetua live në kanalin Fox News, ka paditur rrjetin me pretendimin për shkaktim të stresit emocional. 

Në shtator Jo Don Romero, 33 vjeç, vrau veten pas një ndjekjeje të gjatë të policisë. Fillimisht, duke mos qenë në dijeni se bëhej fjalë për babain e tyre, tre fëmijët të moshave 9, 13 dhe 15 vjeç panë transmetimin në internet.

Transmetuesi ka kërkuar falje për “gabimin e rëndë human” që çoi në transmetimin e vdekjes. Angela Rodriguez, nëna e tre fëmijëve dhe bashkëshortja e Romero, i shkroi gjykatës në shtetin e Arizonës se fëmijët e saj vuajnë nga trauma të rënda emocionale dhe psikologjike. Ajo ka paditur transmetuesin për dëme të pacaktuara.

Më 28 shtator Romero qëlloi veten në kokë në fund të një ndjekjeje nga policia që kishte zgjatur një orë, pas vjedhjes së një automjeti nën kërcënimin e armëve dhe helikopteri i Fox News fluturoi mbi të duke e xhiruar.

Autoritetet policore deklaruan atëherë se viktima kishte një dosje të gjatë me vepra penale dhe ishte i kërkuar për shkelje të lirimit me kusht.

E depozituar më herët gjatë muajit, padia kundër kanalit Fox News dhe kompanisë mëmë News Corp tregon se atë ditë fëmijët e Romero dëgjuan zëra në shkollë për një vetëvrasje të transmetuar në televizion. Ata shkuan në shtëpi dhe kërkuan pamjet në Youtube, ku dhe e kuptuan se po shihnin babain e tyre.

Menjëherë pas transmetimit të vdekjes, prezantuesja e Fox News kërkoi falje, duke thënë se incidenti duhet të ishte çensuruar. Edhe një drejtues i kanalit kërkoi falje, duke e cilësuar transmetimin e pamjeve si një “gabim të rëndë njerëzor”.

Advertisements

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: