Skip to content

Singapor, tymi mbulon horizontin

June 18, 2013

Singapor, tymi mbulon horizontinSingapori është goditur nga një mjegull tymi si pasojë e djegies së pyjeve në afërsi të Indonezisë, duke bërë që qeveria të japë alarmin për shëndetin e banorëve. 

Treguesi i Standartit të Ndotjes ka arritur në kuotën 155 ditën e hënë, shumë më lart kufirit të lejueshëm prej 100 dhe më i larti që prej vitit 1997.

Aktivitetet fizike duhet të shmangen dhe qytetarët që mund të cënohen nga ndotja e ambjentit duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ka këshilluar qeveria. Sipas autoriteteve, mjegulla e tymit pritet të zgjasë për disa ditë.

Në Singapor vëzhgimi i horizontit me grataçelat e larta është errësuar nga prania e mjegullës dhe aroma e drurit të djegur ndihet nëpër qytet.

Edhe disa zona të Malajzisë fqinje janë prekur gjithashtu nga mjegulla, me cilësinë e ajrit që ka arritur nivele shqetësuese në disa shtete, kanë deklaruar autoritetet lokale.

Në një deklaratë për shtyp, Agjencia Kombëtare e Ambjentit në Singapor deklaroi se erërat kishin shtyrë smogun nga zjarret në Sumatra të Indonezisë.

Autoritetet e qytetit-shtet u kanë bërë thirrje kolegëve indonezianë që të marrin masa për të lehtësuar pasojat e depërtimit të mjegullës.

Ministrja e Mjedisit në Singapor, Vivian Balakrishnan deklaroi se për shumë kohë është lejuar që interesat tregtare në Indonezi të cënojnë ambjentin.

Megjithatë, një zyrtar indonezian tha se investitorët singaporianë dhe malajzianë mbajnë përgjegjësinë kryesore për zjarret, raporton agjencia e lajmeve AFP.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: