Skip to content

Telefonia humb 11 milione $

June 18, 2013

Prishtinë. Mbi 10 milionë euro kanë rënë të hyrat e operatorëve të telefonisë mobile në Kosovë gjatë vitit 2012, krahasuar me një vit më parë. Sipas raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP), operatorët e telefonisë mobile në Kosovë gjatë vitit 2012 kishin të hyra prej 188.2 milionë euro, gjersa një vit më parë të hyrat e tyre ishin 199.2 milionë euro, ku vërehet një rënie prej 5.54 për qind.

Përveç të hyrave, gjatë vitit 2012 vërehet edhe një rënie e lehtë e investimeve në telefoninë mobile në vend. “Investimet e regjistruara nga operatorët e shërbimeve të komunikimeve elektronike për vitin 2012 kapin shifrën prej afro 36 milionë euro, e që shënon një rënie krahasuar me vitin e kaluar, ku investimet kanë kapur shifrën prej mbi 38 milionë euro. Pjesën dërrmuese të investimeve e përbën segmenti i telefonisë mobile me afro 67.40 për qind, ndërsa pjesën tjetër të mbetur e përbëjnë investimet në infrastrukturën fikse, të cilat përdoren edhe për ofrimin e shërbimeve të internetit”, thuhet në raportin vjetor të ARKEP-it.

Por, përkundër rënies së të hyrave dhe investimeve, numri i përdoruesve të telefonisë mobile në Kosovë është ngritur për 12.5 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Në raportin vjetor të ARKEP-it, thuhet se numri i përdoruesve të telefonisë mobile ka arritur në shifrën prej 1.663.844, e që paraqet një rritje prej 284.900 përdoruesish, ose shprehur në përqindje paraqet një rritje prej 12.5 Për qind në krahasim me vitin 2011. “Mirëpo, këtë rritje nuk e ka përcjellë edhe trafiku i origjinuar nga rrjetet mobile, i cili në total ka shënuar rritje prej 1.5 për qind. Në anën tjetër, trafiku total në ardhje në rrjetet mobile ka pësuar rënie të konsiderueshme prej 14 për qind, rënie edhe më e theksuar vërehet në segmentin e trafikut të thirrjeve ndërkombëtare në ardhje, e cila gjatë vitit 2012 ka shënuar një rënie prej 58.8 milionë minuta, përkatësisht rënie prej 18 për qind në krahasim me vitin 2011. Zvogëlimi i trafikut ndërkombëtar në ardhje ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e të hyrave në këtë segment të sektorit”, thuhet në raport, raporton Zëri.

Sipas ARKEP-it, kjo rënie është pasojë e zhvillimit të teknologjisë dhe rritjes së përdorimit të telefonave të mençur, më konkretisht aplikacioneve të ofruara nga ofruesit.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: