Skip to content

Të zgjohesh pa hundë

June 7, 2013

Të zgjohesh pa hundëNjë shtetas amerikano-indian njohu surprizën më të pakëndshme që mund të përjetojë një person kur realizon një ndërhyrje estetike në hundë. 

Pas një divorci që e la në një gjendje të rënduar psikologjike, Vishal Thakkar vendosi që të bënte diçka për vete, duke zvogëluar hundën, të cilën asnjëherë nuk e kishte pëlqyer.

Ndërhyrja, e cila kryhet me anestezi të plotë, duhet të ishte diçka rutinë, por kur u zgjua, Thakkar pa se hunda e tij ishte hequr e gjitha.

Pas protestave të pacientit, kirurgu që e kishte operuar u justifikua duke i thënë se gjatë ndërhyrjes kishte konstatuar një infeksion të rëndë në hundë, ndaj ishte detyruar ta hiqte të gjithën, por çështja tashmë ka shkuar në gjykatë.

Avokatët mbrojtës të Thakkar kërkojnë një dëmshpërblim nga klinika për dëmin e shkaktuar nga gabimi mjekësor, ndërsa vetë viktima mohon të ketë pasur ndonjëherë probleme me hundën, aq më pak ndonjë infeksion që e bënte të domosdoshme këtë ndërhyrje.
Nga ana tjetër, zgjimi nga kjo “ëndërr e keqe” duket se ka kontribuar për të rënduar edhe më shumë gjendjen psikologjike të Thakkar, siç dëshmoi ai në një intervistë të dhënë në një rrjet amerikan.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: